4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse vazhdimisht më lënë?

Ndonjëherë me gjasë e pyet veten pse dashuritë të zgjasin kaq shkurt dhe personi që braktiset vazhdimisht je ti nuk është se nuk ke shanse, bile mund të kesh edhe tepër, por assesi nuk të shkon ndoresh që ta kesh një lidhje të qëndrueshme

Tanimë je lodhur duke e pyetur veten se ku je duke gabuar. Ne nuk kemi ndonjë zgjidhje magjike për këtë problem, por do të mundohemi që të të ndihmojmë.

Çfarë sinjali iu dërgon djemve?

Shpesh mund të mos jemi të vetëdijshëm, por qëndrimi ynë flet shumë për ne. Në takimin e parë në hollësi tregon sesi të ka lënë i dashuri paraprak, i thua djalit me të cilin ke dalë se të gjitha shoqet tua kanë lidhje të mira, e ty nuk të prinë e mbara, apo ia bën me dije rregullat tua të sjelljes në lidhje?

Temat e tilla serioze assesi nuk janë për takim të parë, ngase mund të lësh përshtypjen e një vajze të mjerë, e cila është në kërkim të një të dashuri me çdo kusht. E, djemtë nuk i pëlqejnë aspak vajzat e tilla, transmeton Telegrafi.

Duhet doemos që ta ndryshosh qëndrimin tënd negativ, por edhe këndvështrimin e gjërave. Mund të mendosh edhe kështu: më mirë është që filani të ka lënë menjëherë, meqë kështu nuk ke humbur kohë me të. Mendo edhe a ka ngjashmëri midis atyre personave që të kanë lënë.

Puno në ngritjen e vetëbesimit

Rikujtoji të gjitha vetitë tua të mira, për çka ndokush do të donte të ishte me ty. Nëse nuk të kujtohet shumëçka, atëherë ka të ngjarë që problemi qëndron te ti, për shkak se nuk ke mendim të mirë për veten tënde.

Mos i ul kriteret vetëm që të jesh në lidhje me ndokënd. Nëse dëshiron një lidhje të qëndrueshme dhe të lumtur, mos prano që të bësh kompromise të shumta. Kurrë mos e humb shpresën. Edhe pse mund ta kesh përshtypjen se nuk ke fat në dashuri, mos harro se gjithçka mund të ndryshojë sa çel e mbyll sytë.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img