Site icon PrishtinaPress

Pse uji zvogëlon dhimbjen e qafës

Për të gjithë ata që jetojnë me dhimbje të qafës këshillat për lehtësimin e kësaj dhimbjeje, janë gjithmonë të mirëseardhura.

Nganjëherë terapitë nuk ju bëjnë të ndjeheni më mirë, andaj edhe duhet të filloni të kujdeseni për disa gjëra të përditshme, që në pamje të parë nuk ju duken edhe aq me rëndësi. 

Edhe në këtë rast, konsumimi i ujit është me ndikim pozitiv për organizimin tuaj.

Qëndroni të hidratuar

Disku në mes të rruazave të shpinës kërkon ujë për të mbajtur peshën e diskut si dhe formën e shpinës. Disku i shpinës i çdo njeriu përbëhet nga rreth 80 për qind ujë në momentin e lindjes, me këtë shifër që shkon duke u zvogëluar me kalimin e viteve- deri në dëmtimin e diskut.

Mirëmbajtja e shprehive të përdorimit të ujit mund të parandalojë dëmtimin e diskut të shpinës, gjë e cila mund të zvogëlojë dhimbjen e qafës.

Exit mobile version