-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Pse u shtye afati i regjistrimit të popullsisë, flasin nga ASK-ja

Me 1 nëntor të këtij viti pritet të fillojë regjistrimi i popullsisë, i cili ishte paraparë të nis me një shtator. Kjo vonesë sipas zëvendës-kryeshefit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, po ndodh për shkak të procedurave tejzgjatura të prokurimit publik. Derisa tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Shkaku i procedurave të tejzgjatura të prokurimit publik, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thonë se për dy muaj është shtyrë afati për regjistrimin e popullsisë.

Zëvendës-kryeshefi i ASK-së Ilir Berisha, tha se ndonëse afati për regjistrim ishte paraparë për muajin shtator, janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar ky proces nga nëntori.

Sipas tij në kuadër të përgatitjeve hyn krijimi i komisioneve komunale në shumicën e komunave, përveç atyre veriore.

Berisha tha se presin edhe nga kryetarët e komunave veriore të fillojnë me këto përgatitje, që ata të bëjnë propozimet për anëtarë të komisioneve.

Ndërsa shton se regjistrimi i popullsisë nuk do të mbetet peng nëse bëhet thirrje qëllimisht për bojkot.

Madje, për t’i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, Berisha thotë se këtë vit i kanë reduktuar edhe pushimet.

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë afatin për regjistrimin e popullsisë për dy muaj. E për shtyrjen e këtij regjistrimi kryeministri Albin Kurti ka drejtuar gishtin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës duke hedhur akuza për procesin e vitit 2021./Gazeta10

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img