Pjesa e dytë e sezonit të tretë të serialit të njohur humoristik shqiptar “O sa mirë” ka nisur me disa ndryshime në kastën e aktorëve që e përbëjnë këtë serial komik.
Nga ky serial i popullarizuar është larguar aktorja Erblina Ajazi, e cila luante rolin e Ganimetës apo siç e quanin ndryshe në këtë seri “Plepi”.
Erblina e ka konfirmuar për emisionin “Express” largimin e saj nga ky serial, për shkak të angazhimeve, të cilat i ka në fushën profesionale.
Edhe pse ajo studion në fushën e gazetarisë, në serialin që transmetohet çdo fundjavë në Kohavision, konsiderohet se është përshtatur mirë në personazhin e Ganimetës.