Site icon PrishtinaPress

Pse u dërgua në QKUK Andi Pajaziti që dyshohet për vrasjen në Bon Vivant, SHKK jep detaje

I dyshuari për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”, Andi Pajaziti i njohur me nofkën “italiani”, incident ku ishte plagosur edhe vetë ai, është parë sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se Pajaziti është dërguar në QKUK për kontroll specialistik.

Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi ka deklaruar se kjo është bërë me kërkesë të Njësisë Shëndetësore të Burgut.

“Ju njoftojmë se A.P është i vendosur në BSL, bazuar në kërkesën e Njësisë Shëndetësore të Burgut,  i njejti sot është dërguar për kontroll specialistik në QKUK”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, më 4 gusht të këtij viti, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” ishin plagosur 21 persona. Një prej tyre s’kishte arritur t’ju mbijetonte plagëve dhe kishte vdekur.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se dje është ndaluar edhe një person.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka urdheruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., per shkak te dyshimit te kryerjes se vepres penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, sipas KPRK-se, lidhur me rastin e ndodhur ne “Bon Vivant””, ka thënë Ulaj./Gazeta Express

Exit mobile version