7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pse u anulua kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë?

Gazetar: Selamir Qerimi

Është sinjalizues që tregon shënimin e punimeve në rrugë. Por, këtu vetëm punë nuk po bëhet.

Zgjerimi i rrugës nacionale Prishtinë – Mitrovicë nuk është kryer as tash kur kemi hyrë në vitin e tretë të dekadës së dytë prej kur kane nisur punimet.

E siç duket, punimet këtu nuk do të përfundojnë edhe për një kohë.

Kjo pasi që të mërkurën ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, anuloi kontratën me kompaninë e kontraktuar për këtë rrugë.

Nga dikasteri që udhëheq Librun Aliu, i kanë treguar arsyjet e këtij vendimi.

Për anulimin e kontartës, T7 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga dega për Kosovës e kompanisë “Pevlaku & Patishta”, por gjatë së enjtes kanë qenë të paqasshëm.

Ndërkohë, pakënaqësi për mospërfundimin e punës kanë qytetarët.
Projekti në fjalë përfshinte dy faza.

E para nga Prishitna deri tek vendi i quajtur Lummadh, që tashmë ka përfunduar.

Kurse faza e dytë nga këtu deri në Smrekonicë ka mbetur ende pa u kryer.

Marrëveshja mes ministrisë dhe kompanisë ishte që puna për fazën e dytë të kryej brenda 24 mujave.

I gjithë projketi do të kushtonte 25 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img