0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Pse senatori amerikan po thotë se Tarifa 100 % ka dëmtuar keq ekonominë e Kosovës

Senatori Murphy rrëfen për udhëtimin e tij në Kosovë, flet për taksën dhe dialogun me Serbinë, përmend edhe “shtalbat” që shiten në rrugët e Prishtinës, nuk i pëlqyen aspak. Ai në shkrimin e tij e cek se pa dallim partiak, në SHBA janë të zotuar për të ndihmuar Kosovën.

Senatori Amerikan, Chris Murphy nga shteti i Connecticut së bashku me përfaqësuesin e shtetit Wisconsin, Senatorin Ron Johnson vizituan në cilësinë e udhëheqësve të komitetit senatorial për marrëdhënie me jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA’ve.

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka thënë se Kongresi amerikan ka një barrë për të ndihmuar në menaxhimin e krizave të cilat sipas tij presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar në gjithë botën.

Kështu që, siç ka shkruar Murphy, si anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai ka një përgjegjësi të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara jashtë – tani më shumë se kurrë – dhe siç ka qenë praktika e tij, i pëlqen t’i ndajë këto përvoja me të tjerët.

Në një shkrim të publikuar në Medium.com, ai ka bërë të ditur se është kthyer nga një udhëtim pesë-ditor me senatorin republikan Ron Johnson në Gjermani, Ukrainë, Serbi dhe Kosovë shkruan Telegrafi.

Në këtë drejtim ne do tua sjellim një pjesë të rrëfimit të tij, e cila ka të bëjë vetëm me Kosovën.

Siç ka shkruar Murphy, Kosova është një vend i vogël – afërsisht me madhësinë e Connecticut por me gjysmën e popullsisë.

Atëherë, ka shtruar pyetjen ai, “pse më intereson kaq shumë? Pse do të vendosnin dy senatorë amerikanë të vinin këtu?”

“Epo, siç thonë ata, luftërat fillojnë në Ballkan, dhe paqja e brishtë midis serbëve dhe shqiptarëve është pikërisht ajo – e brishtë”.

Pra, gjatë viteve të kaluara, pasi Shtëpia e Bardhë, si ajo e Demokratëve, po ashtu edhe ajo e Republikanëve, janë përqendruar në pikat e nxehta, si Siria dhe Afganistani, të dy thotë Murphy, bashkë me Johnson janë interesuar të përpiqen të angazhohen në diplomaci për të vazhduar të shërojnë plagët e Luftërave Ballkanike të viteve 1990 dhe 2000.

“Por unë gjithashtu interesohem për Ballkanin sepse rajoni ka rëndësi për Connecticut. Shteti ynë është shtëpi për dhjetëra mijëra emigrantë (kryesisht shqiptarë) nga kjo pjesë e botës, dhe shumë shqiptaro-amerikanë të suksesshëm në shtetet tona mbështetin shkollat dhe organizatat jofitimprurëse në vende si Prishtina. Zgjedhësit e mi duan që unë të jem një forcë për paqen në Ballkan, dhe unë i kam dëgjuar ata”, ka shkruar Murphy.

Senatori amerikan ka vënë në pah edhe faktin se Prishtina është një nga qytetet e tija të preferuara në botë, përcjell Telegrafi.

“Kosova është vendi më i ri në Evropë dhe rrugët janë plot energji dhe gjallëri. Mbërrita më herët nga sa pritej dhe bëra një shëtitje nëpër vendkalimin kryesor të këmbësorëve. Më intrigoi një shiste diçka të quajtur ‘schtlab’ i cili dukej si misër i skuqur. Bleva një për 50 cent dhe mora një kafshim para se të kuptoja saktësisht se pse schtlab nuk është kapur si eksport kosovar (imagjinoni një kallam misri, të djegur pak, kryesisht i papërpunuar … jo i mirë)”.

Siç ka theksuar tutje senatori amerikan, “Më është thënë, ndërsa e përshkoj tregun, se tarifa e fundit 100% që Kosova vendosi kohët e fundit për importet nga Serbia, ka bërë që vendasit të blejnë më shumë mallra nga këto stenda të tregut vendor”.

Por, siç ka shtuar ai “Ambasada jonë na thotë se ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, të dhënat ekonomike thonë se tarifa, e ngjarë të frymëzuar pjesërisht nga magjepsja e Trump me luftërat tregtare, ka dëmtuar keq ekonominë e brishtë të kombit”.

Të nesërmen, rrëfen Murphy, Johnson arriti, vetëm në kohë që ne të takoheshim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe në një takim të veçantë, me një grup liderësh në Parlament.

“Menjëherë, udhëheqësit e Kosovës u ankuan se si dallimet midis SHBA’së dhe Evropës po ndikonin në sigurinë e tyre. Kryesore si në Serbi ashtu edhe në Kosovë janë negociatat që Serbia të njohë përfundimisht pavarësinë e vendit të tyre të ri fqinj (Serbia ende e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet, edhe pse drejtuesit e saj e dinë që përfundimisht duhet të njohin pavarësinë e Kosovës për të hyrë në BE). Për të arritur te marrëveshja e njohjes përfshin një negociim kompleks, dhe ato negociata janë aktualisht në pritje sepse Serbia i pezulloi bisedimet derisa Kosova të pezullojë tarifën e diskutueshme. Udhëheqësit na thonë se këto ditë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa vijnë në Prishtinë dhe u japin atyre këshilla të ndryshme se si ta prishin bllokimin – ata nuk dinë se kujt ta dëgjojnë”, ka thënë ndër tjerash Senatori Murphy duke shtuar se pas këtyre takimeve, ata janë kanë shkuar për në aeroport, ku një aeroplan i vogël ushtarak i priste për t’i dërguar në Kiev të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img