Çiftet pajtohen se ka diçka tejet pasionante që vjen pas një fjalosjeje të madhe – seksi pas debatit!
Dhe përderisa disave mund t’u duket e çuditshme ky ndryshim drastik i rrethanave, shkencëtarët faktikisht e kanë konfirmuar se konfliktet romantike jo vetëm se e rrisin dëshirën seksuale, por edhe e bëjnë seksin pak më të mirë sesa seksin normal.
Fjalosjet priren t’i lënë çiftet të ndihen të larguar emocionalisht, ndërkaq seksi vepron si ngjitës i përsosur për ta riparuar çdo afërsi që mund të jetë dëmtuar gjatë debatit.
Ndër tjerash, seksi është mënyrë për t’u ri-lidhur pa ndonjë fjalë apo kërkim falje.
Edhe lirimi i “hormonit të dashurisë” – oksitoksinës – gjatë seksit, i bën çiftet të ndihen më të afruar.
Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se fjalosjet i rrisin emocionet dhe frikën, gjëra të cilat e rrisin qarkullimin e gjakut në zonat intime të trupit, e më pastaj kjo e bën seksin më të kënaqshëm.