-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Pse po rrinë qashtu bajat”, paraburgim për burrin që e rrahu me rrip gruan në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një personi që e sulmoi gruan e tij.

Sipas njoftimit të Gjykatës, “Me datë 27 shkurt, në orët e mëngjesit, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri M.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin e të dëmtuarës, viktimës së ndjeshme – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme bashkëshortore lidhur me pretendimet e të pandehurit se e dëmtuara nuk po i kushton vëmendje, ditën e incidentit i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “pse po rrinë qashtu bajat” pastaj e sulmon fizikisht duke e kap për flokë, e godet me grushte në pjesën e kokës dhe në një gjendje të tillë i njëjti e merre një rrip të pantallonave – e shtrëngon rreth qafës, pastaj fillon ta godas me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të njëjtës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor”.

Njoftimi i plotë:

 Prizren, 04 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.03.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.04.2022, ndaj të pandehurit M.G., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 nën par 3.2  lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 27 shkurt, në orët e mëngjesit, në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri M.G., i shkakton lëndim të lehtë trupor dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin e të dëmtuarës, viktimës së ndjeshme  – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme bashkëshortore lidhur me pretendimet e të pandehurit se e dëmtuara nuk po i kushton vëmendje, ditën e incidentit i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët “pse po rrinë qashtu bajat” pastaj e sulmon fizikisht duke e kap për flokë, e godet me grushte në pjesën e kokës dhe në një gjendje të tillë i njëjti e merre një rrip të pantallonave – e shtrëngon rreth qafës, pastaj fillon ta godas me rrip në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të njëjtës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor

 Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, rrethanat dhe mënyrën në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ashtu që i pandehuri në shtëpinë e përbashkët familjare, fillimisht fjaloset e pastaj e godet me grushte të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, andaj me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, apo rreziku i kryerjes së një vepre penale edhe më të rëndë.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img