“Kemi reaguar se pse është ky numër kaq i madh i bizneseve të Serbisë në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, mbi 50 %”.
“Në fund të fundit, a vijnë ose jo bizneset prej Shqipërisë është çështje tjetër”.
“Pse ky numër kaq i madh i bizneseve serbe dhe pse quhet Panair Ndërkombëtar e jo Panair mes Kosovës dhe Serbisë?”.
“Pse paratë e taksapaguesve të Kosovë të shfrytëzohen për t’i promovuar kompanitë serbe kur e dimë se Serbia e bën të pamundshme të bllokojë produktet tona në Serbi”.
“Ne kemi problem të shesim, të eksportojmë ashtu si edhe ta përdorim Serbinë si tranzit, derisa këtu vijnë 70 kompani të Serbisë pa asnjë therë në këmbë në objektin që është ndërtuar me paratë e taksapaguesve të Kosovës dhe i promovojnë produktet e tyre”.
Panxha në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se në asnjë panair të mbajtur në Serbi nuk është promovuar asnjë produkt ose biznes kosovar.
“Serbia për ne është tregu më me rëndësi, është 7,5 milionë banorë por është ‘mollë e ndaluar’ nga Serbia derisa ne kemi hapë derën për Serbinë që vjen dhe prezanton produktet”.
“Nuk e di që Oda Ekonomike e Kosovës ka marrë biznese të Kosovës në panaire në Serbi”.
“Kemi pasë një Forum të Përbashkët në Serbi, por nuk e di që kemi biznese të Kosovës që janë vendosë në panaire dhe kanë promovuar produktet e tyre në Serbi”.
“Ne jemi në bllokadë nga Serbia”.