Site icon PrishtinaPress

Pse po kundërshtohet Albulena Haxhiu për kryeparlamentare?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për partitë politike.

“Kandidatja Haxhiu nuk do ta ketë mbështetjen tonë, në asnjë rrethanë, në asnjë moment. Ajo është simbol i dështimit të kësaj qeverie në katërvjeçarin e kaluar. Krejt mandatin e ka pasur të përcjellë me skandale të ndryshme, prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit e deri te ulja e buxhetit për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë”. 

“Ka shumë, shumë, shumë dështime – në mesin e të cilave edhe ky ligji banal për qeverinë, i cili e ka lidhur nyje pikërisht Vetëvendosjen. Rruga është e qartë: duhet të ndryshohet kandidati, pastaj ndoshta mund të bëhet shumica”, tha Krasniqi më 21 prill.

AAK-ja ka thënë se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por do ta mbështeste Saranda Bogujevcin apo Shqipe Selimin, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Vetë Bogujevci ka thënë se Vetëvendosje e ka propozimin e vet, të cilin e mbështet.

“Nuk jeni ju ata që na tregoni se kush duhet me qenë zot i shtëpie më të rëndësishme të Republikës së Kosovës kur me votë e ka vendosur populli”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Exit mobile version