3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Pse nuk ka pasaportë mbretëresha Elisabeth?

Mbretëresha po feston ditëlindjen e saj të 91-të por nuk mund të provojë moshën e saj në pashaportë.

Elisabeth II nuk ka një të tillë dhe nuk ka as patentë. Në fakt mbretëreshës nuk i duhet të vërtetëojë identitetin e saj  ndonjëherë.Monarkja ka vizatuar një sërë vendesh se çdo mbret tjetër, me një shifër prej 116  të tilla.

Por ajo nuk ka nevojë të ketë dokumente udhëtimi.  Edher pse zyrtarët e tjerë të mbretërisë, si Princi Çarls apo Duka i Edinburgut kanë një pashaportë, mbretresha është e vetmja e përjashtuar nga ky rregull.

Dhe kjo për të vetmen arsye, se është ajo vetë autoriteti që i lëshon ato. Faqja e parë e të gjitha pashaportave britanike lexon:

“Sekretari i Shtetit i Madhërisë së Mbretërisë së madhe kërkon dhe i kërkohet në emër të Madhërisë së saj, të gjitha atyre që janë të shqetësuar që të lejojnë mbartësin e saj të kalojë lirshëm pa pengesë dhe t’i japë bartësit ndihmën dhe mbrojtjen sipas nevojës”. Teksa mbretëresha mund të kalojë lirshëm mes vendeve, ajo gjithashtu mund të ngasë makinën pa nevojën e një patente.

Sipas ligjit britanik, monarkja nuk ka nevojë për patentë, pasi ajo i lëshon edhe ato. Mbretëresha në fakt i jep makinës që prej 72 vjetësh, që kur ka mësuar në moshën 19-vjeçare.

Pasioni i saj për drejtimin e makinës është dokumentuar për vite me radhë nëpërmjet fotove ikonike me makinën e saj të shtrenjtë Range Rover.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img