Milaim Zeka thotë se ka pasur takime me disa liderë partish, por nuk ka dashur të bëj koalicion em asnjë nga ta.
Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka ka folur rreth rrugëtimit të tij për t’ju futur të vetëm garës zgjedhore të 6 tetorit.
Zeka i quajti ‘’çoroditëse’’ dhe ‘’pamorale’’, koalicionet e arritura deri më sot të subjekteve tjera politike në vend, derisa tha se shkaku kryesor i ikjes së qytetarëve jashtë vendit është sistemi i dobët i shëndetësisë, njofton Klan Kosova.
”Kurrë në historinë e Kosovës nuk kanë ndodhur koalicione më të çuditshme më çoroditëse më pamorale sesa koalicionet e arritura mes këtyre partive politike gjatë këtyre zgjedhjeve. Edhe ato parti politike që tentuan të ofrohen mes vete, e që s’arritën, për mua ka qenë veprim i çuditshëm”.
”Kjo politikë e ka shkatërruar në tërësi sistemin e privatizimit, sistemin e arsimit. Niveli arsimor kurrë s’ka qenë më i dobët në histori, kurë s’ka qenë më i shthurur. Sistemi i Shëndetësisë – faktori numër një që njerëzit ikin nga Kosova, sepse nuk kanë shërbime të mira shëndetësore. Dhe qytetarët e Kosovës harxhojnë 200 milionë euro brenda vitit jashtë Kosovës”.
Në Analizën Zgjedhore, Milaim Zeka pranoi se kishte qenë në bisedime me kreun e PDK’së, Kadri Veselin si dhe atë të AKR-së Behgjet Pacolli, për mundësi koalicioni, njofton Klan Kosova.
Madje në këto takime diskutimesh, ai shton se ishte i përfshirë edhe presidenti Hashim Thaçi, por që ka refuzuar të hyjë në koalicion me PDK-në dhe AKR-në.
”Hyra vet në zgjedhje sepse me veprimin tonë e kemi ndarë murin mes të keqes dhe të mirës. Unë mund ta them me emra se kush ka bisedu me emra. Së pari kam qenë në bisedime me Behgjet Pacollin që i kam thënë kategorikisht se nuk vi me ju”.
”Kam bërë bisedime me Kadri Veselin e Sami Lushtakun nën prezencën e Presidentit [Hashim] Thaçi dhe iu kam thënë jo, sepse PDK bashkë me LDK-në janë kanceri i kësaj shoqërie, sepse sistemin e privatizimit e kanë shkatërruar këto dy parti. Kuptoghet se PDK e ka fajin më të madh por LDK ua ka mbajtur zhagin PDK-së”.
Zeka foli edhe për qeverisjen e Ramush Haradinajt dhe arsyet pse nuk hyri në koalicion me AAK-në duke pohuar se ai lejoi keqpërdorim marramendës të parasë publike, derisa Isa Mustafën e LDK-së e quajti ”anti-demokrat”, njofton Klan Kosova.
”[Ramush] Haradinaj në gjatësinë kohore që e ka pas të sundimit të tij dyvjeçar ka leju me u bë një keqpërdorim marramendës i parasë publike. Nuk mbaj mend asnjë të mire nga Qeveria Haradinaj, pos konfrontimet e tij me [Federica] Mogherinin dhe me Bashkësinë Ndërkombëtare”.
”Përpos keqqeverisjes nuk mundem unë të hy në koalicion me një lider të një partie që e mbështet tërë fushatën tek taksa 100. Nuk hyjë në koalicion me LDK-në sepse lideri i saj është njeriu më anti-demokrat dhe njeriu qe i ka 1 milion mëkate kundër LDK-së dhe Presidentit Ibrahim Rugova, është Isa Mustafa”.