Site icon PrishtinaPress

Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të infektohen e të vdesin: Vehbi Kajtazi i drejtohet përsëri Arben Vitisë

Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur sot çështjen e furnizimit të Kosovës me vaksina Anti-COVID.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka pyetur ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia se pse nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina.

Ai ka thënë se kësisojë Vitia po i lë qytetarët të infektohen e të vdesin.

“Sikur ulja e numrit të testimeve të ndikonte në uljen e numrit të viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja që mbetet pa përgjigje është: pse ministër nuk e ke nënshkru kontratën për vaksina, por po i lë njerëzit edhe me tej të infektohen e të vdesin?”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që redaktori i gazetës ‘online’ me qendër në Prishtinë ‘Insajderi’, Parim Olluri është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës pas publikimit të një artikulli që thoshte se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia refuzoi të nënshkruajë një kontratë për furnizimin e vaksinave Pfizer.

Sikur ulja e numrit te testimeve te ndikonte ne uljen e numrit te viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja qe mbetet pa pergjigje eshte: pse minister nuk e ke nenshkru kontraten per vaksina, por po i le njerezit edhe me tej te infektohen e te vdesin?

Exit mobile version