2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pse nuk duhet të vendosni kurrë vaj kokosi në fytyrë?

Vaji i kokosit është një “aleat” i rëndësishëm i bukurisë. Të gjithë betohen për të, e përdorin si trajtim për flokët, si vaj trupi, madje dhe si zbardhues dhëmbësh. Por mund të habiteni kur të mësoni se ekziston një vend ku nuk duhet të vendosni kurrë vaj kokosi dhe është fytyra.

Sipas dermatologëve, të vendosësh vaj kokosi në lëkurën e fytyrës është një “jo” e madhe, raporton healthdigest.com. Siç shpjegon dermatologu Paul Dean: “Vaji i kokosit tenton të shkaktojë njolla të errëta që bllokojnë poret e lëkurës, që do të thotë se mund të jetë një problem i madh për lëkurën e ndjeshme ose të prirur ndaj njollave.

Kjo do të thotë që vaji i kokosit nuk mund të depërtojë në poret dhe në fakt mund të “mbysë” lëkurën dhe të bllokojë poret.”, shpjegoi ai. Megjithatë, disa mendojnë se jo varet nga lloji i lëkurës. “Vaji i kokosit për lëkurë normale dhe të thatë mund të jetë shumë hidratues.

Vetëm se një gjë funksionon për një person nuk do te thotë se funksionon për të gjithë. Lëkura e të gjithëve u përgjigjet gjërave ndryshe“, tha Suzanne Audley, një estetiste.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img