Mbrëmjen e djeshme Sabiani u bë pjesë e “Big Brother VIP” duke i habitur të gjithë. Kjo jo vetëm se ai ka qenë në BBVA një vit më parë, por edhe se u pa si ndërhyrje në jetën dhe lidhjen e vajzës së tij Keisit.
Mirëpo, në rrjet po qarkullon një teori sipas së cilës Sabiani do largohet këto ditë nga formati. Kjo sepse ai ka një koncert më 9 mars dhe në Internet është shpërndarë posteri. Nëse koncerti do ishte anuluar, atëherë do ishin njoftuar edhe njerëzit. Gjë që nuk ka ndodhur.
Kjo po i shtyn njerëzit të mendojnë se hyrja e këngëtarit është afatshkurtër dhe e menduar vetëm për të krijuar këtë situatën disaditore.
Sakaq, ndjekësit janë të shqetësuar se çfarë do ndodhë me televotimin. Kujtojmë se Luizi hapi mbrëmë kutinë e pandorës duke dërguar në televotim Kristin, Oltën dhe Maestron.