1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Pse në Slloveni Haradinaj u mbajt vetëm dy ditë, ndërsa në Francë më gjatë?

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon të qëndrojë në Francë deri në vendimin e Gjykatës franceze për ekstradim të tij në Serbi apo lirimit të tij në Kosovë.

Haradinaj është arrestuar pas urdhërarrestit ndërkombëtarë që ka lëshuar Serbia.
Njësoj pat ndodhur edhe më parë, ku për shkak të këtij fletarrestimi, Haradinaj është arrestuar në Slloveni.

Mirëpo, në dallim prej arrestimit që iu bë në Francë, Haradinaj në atë kohë u patë liruar brenda dy ditëve.

Njohësi i çështjeve juridike të Kosovës, Ehat Miftaraj për Indeksonline tregon se pse me të njëjtin urdhërarrest në Slloveni ai është mbajtur vetëm dy ditë, ndërsa në Francë po i duhet të qëndrojë shumë më gjatë.

“Rasti i Sllovenisë ka qenë çështje tjetër. Siç duket ajo ka qenë vendim politik i Sllovenisë të cilët rastin e njëjtë nuk e kanë dërguar fare në Gjykatë dhe kanë liruar Hardinajn. Procedurat gjyqësore sigurisht që dallojnë nga shteti në shtet. Duhet pasur parasysh që Franca ka një kulturë ligjore shumë të gjatë, pushtetet janë të pandara, andaj i ka përcjell vetëm procedurat ligjore”, ka thënë Miftaraj.

Sipas tij, vonesa e vendimit për Haradinajn ka ndodhur për shkak të vonesës së Serbisë për të paraqitur kërkesën për ekstradim.

“Seanca në bazë të konventës evropiane për ekstradim që është palë nënshkruese e kësaj konvente e ka obligim që këto raste t’i dërgojë pranë gjykatës, pastaj Gjykata të bëjë vlerësimin ekstradim nga Serbia. Vet fakti që Serbia që një kohë të gjatë e ka vonuar kërkesën për ekstradim ka ndikuar që rasti Haradinaj të mos shqyrtohet deri më tani. Në bazë të konventës për ekstradim, Serbia i ka pasur 40 ditë afat kohor për të paraqitur kërkesën për ekstradim dhe dokumentacionet përcjellëse, pasi që i njëjti të shkojë në GJykatë dhe ajo pastaj të marrë vendim për ekstradim ose jo”, ka shtuar më tej ai.

Përkundër vonesave, Miftaraj dyshon se Haradinaj do të ekstradohet në Serbi.

Ai thotë se duke marrë për bazë praktikat e ngjashme, Haradinaj do të lirohet, megjithëse një gjë e tillë mund të marrë kohë, pasi Gjykatat e Francës këto procedura i kryejnë në mënyrën e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img