Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të Lipjanit.
Si pasojë e një përleshje mes disa personave, njëri nga ta ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.
57-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë).
Klan Kosova merr vesh se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve atje, për motive të ulëta.
Jo zyrtarisht thuhet se “mollë sherri” aty u bë TikTok-u.
Fillimisht rrahja ka nisur nga fëmijët e dy familjeve, e më pas janë përfshirë edhe të rriturit.
Klani merr vesh se viktima është Agim Zani.
Lidhur me rastin policia i ka arrestuar dy persona.
Ndërkaq gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile.
Kështu tha për Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Ai është transferuar për trajtim në Klinikën Torakale”, tha Syla.