3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse mungoi ish-Zonja e Parë në gjyqin ndaj bashkëshortit?

Ish-presidenti i SHBA-vë, Donald Trump, doli ditën e djeshme për herë të parë para gjykatës për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Një detaj që ra në sy ishte mungesa e bashkëshortes së ish-presidentit, Melania Trump, e cila nuk ishte pranë familjarëve të tjerë që kishin shkuar në Nju Jork për të mbështetur Trump.

Mes familjarëve mungonte dhe vajza e çiftit, Ivanka Trump, e cila më herët është shfaqur pothuajse në çdo dalje publike të të atit dhe e ka mbështetur fuqishëm atë. Megithatë, kjo mungesë është e justifikuar, pasi në nisje të betejës kundër Trump, vetë Ivanka deklaroi se nuk do të përfshihej në këtë çështje.

Nga ana tjetër mungesa e Melanias u ndje shumë, veçanërisht duke pasur parasysh që ajo u pa në Mar-a-Lago javën e kaluar.

Disa orë pas shpalljes së aktakuzës, ajo ishte në krah të bashkëshortit të saj në një demonstrim fuqie shumë publike. Çifti darkoi së bashku me miqtë në tryezën e tyre të zakonshme, shumë të dukshme, në Mar-a-Lago.

Një shpjegim mund të jetë natyra e akuzave të ngritura ndaj bashkëshoprtit të saj, të cilat përfshijnë në këtë histori një aktore filmash për të rritur, me të cilën Trump mund të ketë pasur më shumë se marrëdhënie biznesi.

Alidimet për një divorc të mundëshëm mes çiftit kanë nisur megjithatë, ende nuk ka asnjë detaj të sigurt./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img