Ish gazetari, Mefail Bajqinofci tetë vite më parë kishte kishte intervistuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri që atë kohë vinte nga radhët e partisë së Behgjet Pacollit, AKR.
Bajqinofci e pati kritikuar Bahtirin për premtimet që i kishte dhënë e që nuk i kishte realizuar për Mitrovicën, shkruan Insajderi.
Bahtiri gjatë intervistes kishte deklaruar se ai do të mbetej legjend për 50 vite me radhe.
Pas kësaj deklarate Bajqinofci i ishte drejtuar Bahtrit duke i thwnw, “Kur thoni legjend na tregoni, pse legjend kurgjo nuk keni ba në praktik deri më tash”
“Deri më sot nuk po shohim asnjë rezultat për investimi, 15 mijë vende të punë I keni premtu z.Bahtri?”
Që të dy këta persona nuk e dinën se një ditë do t’i bashkonte partia, pas që të dy tani janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së Albin Kurti.
Agim Bahtri është kandidat për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e 17 tetorit, kurse Mefail Bajqinofci është deputet.
Më poshtë shihni videon: