Site icon PrishtinaPress

Pse kreu i ri i NATO-s ka gjasa të jetë nga Britania?

Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg po i mbaron edhe mandati shtesë prej një viti.

Deri tani për ta zëvendësuar norvegjezin janë lakuar disa kandidatura, zakonisht nga vende europiane, ndonëse ka shumë rëndësi “miratimi” i Amerikës.

Ndaj, kryeministri britanik, Rishi Sunak do të përdorë udhëtimin e tij në Uashington këtë javë për të bindur presidentin e SHBA Joe Biden që të mbështesë sekretarin e mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Ben Wallace për kreun e ardhshëm të NATO-s.

Ben Wallace ka shprehur tashmë interesimin për postin e sekretarit të përgjithshëm në aleancën euroatlantike.

Ukraine crisis: 'Whiff of Munich' warning from Ben Wallace

Ai është mjaft i popullarizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës falë rolit të tij qendror për të ndihmuar në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar të mbështetjes për Ukrainën. Biden dhe Sunak do të diskutojnë gjithashtu edhe për bashkëpunimin mbi ekonominë, tregtinë, shkencën dhe teknologjinë, me kontrata investimesh disa miliardë që pritet të nënshkruhen.

Ata gjithashtu do të diskutojnë mënyrat për të rregulluar Inteligjencën Artificiale. Sakaq, Wallace nuk është emri i vetëm i lakuar për postin nga Britania e Madhe.

Më herët është përfolur edhe ish-kryeministri, Boris Johnson.

Megjithatë, zgjedhja duhet të jetë unanime midis anëtarëve, disa prej të cilëve kanë arsye personale për të kundërshtuar Johnson. Një burim për Telegraph tha se Emmanuel Macron, presidenti francez, mund të vërë veton ndaj tij.

Po ashtu, edhe Biden, me të cilin Johnson është përplasur për Brexit dhe protokollin e Irlandës së Veriut.

Sakaq, emri i ri i kreut të NATO-s, pritet të zbulohet në samitin e Vilniusit, Lituani, në korrik.

 

Exit mobile version