0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pse Kosova e mbështetë Ukrainën? Kryeministri Kurti jep përgjigjen

Në një intervistë për Associated Press, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kurti, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon ridefinimin e pozicioneve dhe kompensimin nga Perëndimi për shpërbërjen e bllokut sovjetik.

Ai ka deklaruar se Putin nuk kërkon që të ulët në tavolinën e negociatave me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por me presidentin amerikan, Joe Biden.

Gjatë intervistës, Kurti është pyetur edhe për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës nga Kosova, ndonëse Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nga buron ky solidarizim me një vend që s’e ka njohur Kosovën?”, është pyetur Kurti nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Kurti e ka shpjeguar këtë përkrahje, duke thënë se kosovarët gjejnë ngjashmëri të shumta në situatën e sotshme të ukrainasve, me atë të para një çerek shekulli ku ndodhej Kosova.

Tek lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e popullit të Ukrainës, ne gjejmë shumë ngjashmëri me situatën tonë para një çerek shekulli, kur një fqinj shumë më i madh verior dëshiron të të okupojë, të të shtypë, të të shfrytëzojë, të të diskriminojë, të krijojë aparteid dhe gjithashtu provon edhe gjenocidin, i cili në Kosovë u nis, por u ndalua nga intervenimi i NATO-s, që të mos kishim shfarosje të shqiptarëve në vendin tonë”, ka thënë Kurti për AP-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img