3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Pse ke dalë prej PDK-së”, Konjufca ‘relakson’ debatin mes Hisen Berishës e Enver Dugollit

Një debat ka ndodhur sot mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha dhe deputetit të VV-së, Enver Dugolli, ku ka ndërhyrë edhe kryekuvendari Konjufca.

Berisha i tha Dugollit se ka qenë përkrahës i PDK-së, derisa shtoi se ai ka mbajtur status të ushtarakut kur ka qenë në FSK.

“Kur kam qenë unë në Forcë shoku jem Enver ke qenë edhe ti në Forcë, dhe ke qenë përkrahës dhe eksponent i ekspozuar i Partisë Demokratike, ndërsa unë nuk kam qenë fare përkrahës i partive sepse e kam mbajtur status të ushtarakut”, tha Hisen Berisha.

Më pas, kryetari i Kuvendit iu drejtua me një pyetje kolegut të tij, Enver Dugolli.

“Pse ke dalë prej PDK-së Enver?”, tha ai, derisa shtoi “Enver Dugolli e ka fjalën, me siguri thotë po të kishte qenë mirë do të kisha nejt aty”.

Ndaj deklaratës së Berishës, reagoi edhe Dugolli.

“Sa i përket shpifjeve që po i bën ky kolegu, dua ti them dy fjalë. Unë kam qenë oficer i FSK-së dhe ligjërisht asnjë oficeri nuk i lejohet të aderojë në një parti. Sikur unë të kisha pasë aderime apo dëshirë që të shkojë në PDK, por unë nuk e kam zgjedhë, sepse nuk e kam pa si opsion dhe po shihet që z.Berisha, masi nuk e mori LDK shkoi në PDK për inat të LDK-së, kjo është e vërteta”, ka thënë ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img