Site icon PrishtinaPress

“Pse gjithë ky siklet”, përplasje e ashpër mes Zemajt dhe Vitisë

Deputeti i LDK-së njëherit ish-ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka akuzuar ministrin Arben Vitia se më shumë është marrë me punët periferike sesa me menaxhimin e pandemisë.

Zemaj më tej ka shtuar se Vitia duhet qëtë kërkojë falje për vdekjen e 700 personave për një muaj nga Covid-19.

“Më shumë jeni marrë me punë periferike sesa me menaxhimin e pandemisë, nuk kam çfarë të shtoj më shumë ku për një muaj kemi humbur më shumë se 700 qytetarë dhe ju nuk po jepni përgjegjësi, dhe sot me shumë relax me shumë qetësi po tregoni se çfarë keni punuar. Më vjen keq që kemi ardhur në këtë pikë sidomos për qytetarët”, tha Zemaj.

“Nuk jeni shumë specifik kur thoni për punët periferike, ju vet keni qenë ministër i Shëndetësisë dhe e dini problematikat që duhet të merremi”, u përgjigj ministri Vitia.

Ministri Vitia i tha Zemajt se janë pasaktësi në ato që i tha ai, duke e theksuar se më vonë kanë marrë njoftimin mbi paraqitjen e variantit Delta.

“Nuk është e lehtë të qëndrosh në karrigen e një ministri të Shëndetësisë në situatë pandemie”.

“Këto janë akuza të rënda sidomos nga një person si ti”, i tha Vitia-Zemajt.

Debati ka vazhduar edhe ndërmjet kryetares Mullhaxha-Kollçaku dhe deputetit Zemaj, ku ai e pyet kryetaren pse është në siklet.

“Pse je me kaq në siklet, nuk po mundem me të kuptuar pse gjithë ky siklet”, tha Zemaj.

“Është në lëkurën tënde akoma posti i ministrit, por që tani nuk mund të flasësh si ish-ministër po vetëm si deputet”, i tha ajo Zemajt.

Edhe deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj i tha ministrit Vitia se vaksinimi i obliguar për mësimdhënësit dhe punëtorët në administratë ka qenë vendim me vonesë.

Ddeputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli tha se Kosova ka arritur që me sukses ta përballoj këtë situatë sidomos me variantin Delta, duke u renditur në vend të dytë sa i përket procesit të vaksinimit për kokë banori, duke kaluar Shqipërinë dhe vendet e tjera.

Avdyli tutje tha se tashmë është kërkesë e qytetarëve që të ketë lirim masash, duke e pyetur ministrin se a ka risi në këtë drejtim.

Ministri Vitia i’u përgjigj deputetit Avdyli se sistemi arsimor përveç asaj shëndetësore është një ndër pjesët më të goditura të pandemisë, duke theksuar që tashmë të mos dëmtohet procesi mësimor më tutje kurdo që do të filloj.

“Është e vërtetë se varianti Delta është natyrë tjetër e virusit, para çdo vendimi që kemi marrë nuk është se janë marrë vetvetiu por bazuar në situatën epidemiologjike, rekomandimet kanë qenë që shkollat të ndërpriten por jemi duke diskutuar që të respektohen këto rekomandime e në anën tjetër të merren masa që nuk do dëmtonin procesin arsimor”.

Vitia poashtu tha se janë në përpilim të masave të reja, duke përfshirë këtu edhe gastronominë që t’u jepet hapësirë edhe brenda, por me dëshmi për vaksinë.

“Sa i përket gastronomisë si një nga pjesët më të goditura poashtu duke pasur parasysh edhe stinën e dimrit, ku jemi duke hartuar tash në hartimin e masave të reja, besojmë që nga 27 shtatori të jetë prezentë masa kufizuese e personave që hyn brenda këtyre lokaleve me test PCR ose librezën e vaksinimit dhe nuk do ketë problem në këtë pjesë”, theksoi tutje Vitia.

Exit mobile version