Site icon PrishtinaPress

Pse është ftuar në SHBA Kurti, sipas Xhavit Halitit?

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar për Radion Evropa e Lirë vizitën e Kurtit në SHBA dhe takimin me Sekretarin Blinken ku ka marrë pjesë edhe Presidentja Osmani.

Haliti thotë se mbetet të shihet nëse takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do të sinjalizojë përmirësimin e marrëdhënieve midis Qeverisë së Kurtit dhe SHBA-së.

Sipas tij, amerikanët e kanë ftuar kryeministrirn për t’i thënë se “nuk është krejt siç po thoni ju”.

“Unë e di që ka bërë gabime në të kaluarën në këto raporte, por edhe me deklarata. Por, besoj se kthesa është e dukshme edhe në deklarata, edhe me veprime dhe takime. Për mua, ai që ftohet në SHBA, ftohet për t’i dhënë mesazh, por edhe për t’i dhënë sinjal se ‘nuk është krejt siç po thoni ju’”, thotë Haliti për Radion Evropa e Lirë.

Exit mobile version