1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Pse EPP-ja, pjesë e së cilës është LDK, votoi kundër liberalizimit të vizave për Kosovën?

Në takimin e 5 shtatorit të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punët e Brendshme (LIBE), anëtarët aprovuan për Raportin e raportueses Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa të gjithë anëtarët e këtij komiteti nga Partia Popullore Evropiane – EPP votuan kundër miratimit të raportit, rrjedhimisht kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, njofton lajmi.net.
Po ashtu ky grupim votoi edhe kundër fillimit të negociatave ndërinstitucionale për konsolidimin e pozicionit të përbashkët për liberalizimin e  vizave me Kosovën, pozicion ky që do të votohej pastaj në Seance Plenare të Parlamentit Evropian dhe miratim final në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Grupimi EPP, në anën tjetër votuan pro raportit dhe mandatit për Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
Partia Popullore Evropiane (EPP), pjesë e së cilës është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), u falënderua publikisht nga Kryeministri Mustafa për kontributin e tyre për marrjen e rekomandimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Ishin votat pikërisht të EPP-së që penguan edhe miratimin e mandatit për Kosovën.
Duket LDK dhe Kryeministri Mustafa kanë ende punë për të bërë për të bindur kolegët e tyre që të votojnë pro liberalizimit të vizave me Kosovën. /lajmi.net

vvv
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img