0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Pse emocionoheni kur dëgjoni këngën tuaj të preferuar?

Të gjithë jeni adhurues të tingujve muzikor.
Megjithatë secili nga ju ka këngën e tij më të preferuar, e që posa e dëgjon i shkakton të dridhura trupi.

Kjo është më se e sigurt, ajo sigurisht ose të kujton ndonjë moment të bukur të jetës tënde ose mund të ketë lidhje me një ngjarje të caktuar tuajën.

Por nëse ju jeni një person i tillë, i cili emocionohet aq shumë posa dëgjon këngën tënde, ku u shkaktohen edhe të dridhura trupi, jeni pjesë e një kategorie të quajtur ‘Frisson’ apo eksitim i lëkurës ku më së shpeshti dëgjoni ‘rrëqethje trupi’.

Ky është studimi i fundit ku thuhet se përafërsisht dy të tretat e njerëzve përjetojnë këtë ndjesi zakonisht nga nxitja e muzikës, njofton Klan Kosova.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Psychology of Music, thuhet se ata të cilët përjetojnë një eksitim të tillë, janë persona më të ndijshëm, shumë emocional dhe tejet të hapur në komunikim.

Ndërkaq disa rezultate të tjera të hulumtimeve tregonin se personat që përjetonin dridhje trupi apo këtë ndjesi nga muzika, janë meditues dhe preferojnë bukuritë e natyrës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img