Site icon PrishtinaPress

Pse Donald Trump është si iPhone

Punonjësit dhe ata që preferojnë Apple do ta urrejnë këtë krahasim, por në 10-vjetorin e iPhone ia vlen të përmendet ngjashmëria mes tij dhe Donald Trump. Rritja e Trump në 2015 duket pak a shumë si rritja e iPhone.

Këtë vit Trump i sfidoi të gjithë dhe u bë President.

Kthehemi 10 vite pas. Para se të dilte iPhone, ka pasur thashetheme se Apple do të prodhojë një telefon por kanë qenë vetëm thashetheme deri më 9 janar 2007.

Steve Jobs zbuloi pajisjen e cila në thelb ndryshoi një industri të tërë. Një ditë më pas, gjysma e kompanive të teknologjisë në botë filluan përpjekjet për të prodhuar diçka të tillë.

Realiteti është se edhe Trump është jashtëzakonisht popullor. Mbështetësit e tij janë njerëz të pakënaqur nga një proces politik që merr paratë e tyre, kërkon votat e tyre por për ta nuk ndryshon asgjë.

iPhone dhe Trump kanë një gjë të përbashkët. Që të dy ndryshojnë rregullat e lojës.

Pas iPhone, Ericsson, Motorola dhe Nokia të gjithë u larguan. Butonat e celularit tashmë janë relike. Çdo telefon tani ka sa më pak butona që të jetë e mundur dhe ekran touch.

Pas iPhone, asgjë nuk do të jetë njësoj në teknologji. Pas Trump, asnjë në politikë nuk do të jetë njësoj. /Fox News/

Exit mobile version