-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse Daçiq e hoqi maskën dhe shpërtheu me akuza ndaj ambasadorit amerikan në Serbi

Prokurorja e Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Bojana Savoviq, ka thënë mbrëmë se është ofenduar nga komentet e disa pjesëtarëve të opinionit rreth bisedës me ambasadorin amerikan Christopher Hill, sepse beson se lufta kundër korrupsionit është forma më e mirë e patriotizmit.

Savoviq dhe kolegia e saj Jasmina Paunoviq, e cila po ashtu është transferuar nga “rasti EPS”, kanë folur më herët gjatë ditës së djeshme me Hillin, ku më pas Ambasada Amerikane ka publikuar një fotografi të përbashkët në Instagram.

“Jam shumë e ofenduar nga komentet e një pjese të publikut, sepse besoj se lufta kundër korrupsionit është forma më e mirë e patriotizmit dhe kam parë shpesh njerëz në sallën e gjyqit që kanë gojën plot patriotë të rremë dhe xhepat e tyre plot para të shtetit”, tha Savoviq për agjencinë Beta.

Ambasada e SHBA-së në Beograd njoftoi pas takimit të ambasadorit Hlil me dy prokuroret e transferuar të Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit se një gjyqësor i pavarur dhe lufta kundër korrupsionit janë çelësi për përparimin e Serbisë dhe veçanërisht për anëtarësimin në BE.

SHBA-ja e mbështet plotësisht Serbinë në këtë përpjekje dhe vlerëson partneritetin e profesionistëve në Prokurori, të cilët janë të vetëdijshëm për këtë, si Bojana Savoviq dhe Jasmine Paunoviq”, thuhet në Instagram nga ambasada amerikane.

Më pas ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se veprimi i Ambasadës Amerikane “paraqet ndërhyrje të hapur dhe të rëndë në punët e brendshme të një shteti sovran – Serbisë”.

Kjo procedurë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dëshirën për të zhvilluar marrëdhënie të mira dypalëshe”, tha Daçiq në një komunikatë për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Savoviq dhe Paunoviq ishin zëvendësprokurorë në Prokurorinë e Lartë Publike, e cila hetoi mashtrimin në kompaninë shtetërore të energjetikës “Elektroprivreda Srbije (EPS)”.

Kjo çështje u është marrë pasi janë transferuar nga Departamenti i Kundër Korrupsionit në Departamentin e Përgjithshëm të Krimit, gjë që ndodhi pas arrestimit të gjashtë personave të dyshuar se kanë dëmtuar EPS-në për 7.5 milionë dollarë.

Prokuroria më e lartë publike deklaroi se janë transferuar sipas planit të rregullt vjetor, ndërsa një pjesë e opozitës dhe disa shoqata profesionale vlerësojnë se është bërë presion ndaj prokurorëve të pavarur.

Prokurori Nenad Stefanoviq, njeriu i parë i Prokurorisë së Lartë Publike, i mohoi këto akuza.prishtinapress.net

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img