14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pse celularët janë qendër infeksioni për përdoruesit

Studime të ndryshme në vitet e fundit kanë treguar se telefonat celularë janë vatër infeksioni për përdoruesit e tyre. Për shkak të rritjes së kohës së kontaktit me celularin, gjasat për të marrë mikroorganizma të rrezikshëm janë të shumtë.

Bakteret në celularët tanë po shkaktojnë alergji në lëkurë, por një studim i ri zbulon një realitet shumë më të pakëndshëm dhe më të rrezikshëm.

Kompania amerikane e shitjes së celularëve dhe pajisjeve të tjera elektronike, SellCell, kreu një studim i cili tregoi se në celularët, të cilët kryesisht vijnë nga dy burime, gjenden baktere dhe mikrobe të ndryshme të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Burimi i parë janë tualetet që shumë pronarë të celularëve marrin me vete kur hyjnë, sidomos aty ku ka shumë mikroorganizma të rrezikshëm.

Burimi i dytë dhe krejt i papritur janë insektet të cilat duke fluturuar apo duke ecur drejt vendit ku kemi lënë telefonin, bëjnë një ndalesë të shkurtër në të.

Studimi zbuloi praninë e disa llojeve të streptokokut, baktereve të lidhura me pneumoninë, si dhe organizmave të lidhur me simptomat e helmimit nga ushqimi. Ekspertët rekomandojnë pastrimin e pajisjes sa më shpesh të jetë e mundur me peceta antimikrobike./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img