-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Pse Bislimi s’e raportoi takimin me zyrtarin e NATO’s për Urën e Ibrit

Ura e Ibrit ishte pika që Serbia kërkoi të futej në agjendën e diskutimit në takimin e djeshëm në Bruksel të nivelit të kryenegociatorëve, ndërsa Kosova refuzoi të hyjë si pikë shtesë nga agjenda e propozuar e ndërmjetësit Miroslav Lajçak. Kjo çoi edhe në dështimin e takimit trilateral. Megjithatë, në Bruksel ura u bë temë pasi Lajçak e diskutoi ndaras me dy kryenegociatorët. Po ashtu për këtë urë Bislimi foli me zyrtarin e NATO’s, Thomas Goffus, por këtë s’e raportoi për publikun kosovar.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione i NATO’s, Thomas Goffus, nën praninë e zyrtarit të BE-së, Stefano Tomat, takoi ndaras kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë në margjinat e dialogut, raporton Gazeta Express.

Në fillim të një komunikatë të publikuar nga NATO u bë e ditur se Goffus në takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kishte folur për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për automjete. Aty ai kishte potencuar qëndrimin që po e mban Aleanca së fundi se kjo çështje duhet të diskutohet mes Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar për të mos rrezikuar siguria e qytetarëve apo ushtarëve të KFOR’it.

“Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Operacione diskutoi situatën e sigurisë në Kosovë dhe adresoi shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme për trafik rrugor të urës së lumit Ibër në Mitrovicë.  Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Ai vuri në dukje se “vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”. Ai shtoi se “misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO është i detyruar nga mandati i tij i OKB-së për të adresuar çdo shqetësim të sigurisë dhe për të mbajtur një mjedis të sigurt”. KFOR-i mban prezencën e tij fikse në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, tha NATO në njoftim.

Goffus në këto takime ka përsëritur mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja “për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

NATO thotë se “kjo është korniza për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, e cila është kyçe për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“NATO ka një bashkëpunim afatgjatë me Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë në mbështetje të stabilitetit rajonal”.

Por, për këtë temë për të cilën njoftoi NATO, Bislimi s’e përmendi as në deklarimin e tij për gazetarë në Bruksel pas takimit e as në rrjetin social “X” ku njoftoi se ishte takuar me zyrtarin e NATO’s.

Bislimi diskutimin për hapjen e mundshme të Urës së Ibrit e kishte përmbledhë në “çështje të ndryshme sigurie”

“Takim shumë i mirë në Bruksel me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Tom Goffus dhe Stefano Tomat, Komandant i Operacioneve Civile në Shërbimin e Jashtëm të BE-së. Theksova rëndësinë që qeveria jonë i jep bashkëpunimit të ngushtë me NATO’n, ndërsa trajtuam edhe çështje të ndryshme sigurie”, përfundoi Bislimi.

Sidoqoftë, Zyra e Kryeministrit foli pak për Urën e Ibrit kur njoftoi për takimin e Bislimit me Lajçakun.

Aty u tha se BE e ka të qartë se ajo duhet të hapet, ndërsa përmendi edhe raportet e Komisionit Europian mbi këtë çështje.

“Sa i përket urës mbi lumin Ibër, edhe për BE-në është e qartë që nuk ka alternativë tjetër përpos hapjes së urës. Zëvendëskryeministri shtoi se edhe në Raportet e Komisionit Evropian që pas vitit 2014, BE-ja shprehet se ura duhet të hapet, pa vonesa të mëtejme. Ai tha se kjo çështje tashmë është trajtuar e dakorduar në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, dhe se ajo duhet të hapet sipas marrëveshjes ekzistuese, ku edhe cilësohet si simbol i normalizimit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img