13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

PSD zhvillon aksion para Qeverisë: Kurti i do mediat e mbyllura, të kufizuara dhe të varura

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para ndërtesës së Qeverisë.

“Kurti i do mediat e mbyllura, të kufizuara, të disiplinuara, të varura dhe pa imagjinatë. Jo vetëm pa kritikë, por edhe pa sens për kritikë. T’i këpusim shqisat. Kafazi është hapësira që ua ka nda”, thuhet në komunikatë.

PSD ka thënë se sulmi ndaj mediave nuk ka nisur dje , por fillimisht duke abstenuar në emisione më pas përzgjedhja e RTK-së “ të cilit ia kontrollon bordin”.

“Tutje, antikorrupsioni është lidhur me antikombëtarizimin. Se kjo dhezë, apo jo? Ta ushqejmë nacionalizmin, siç bëri me veriun e vendit. Pushteti na bëri sinonime, sepse propaganda nuk guxon të ketë hapësira të pambuluara shpjegimi. Ka përgjigje për çdo gjë. Ajo thotë: ata që nuk e duan vendin, na e vodhën, sepse veç një antikombëtar vjedh. Ky moral i hekurt është grusht për këdo që analizon e kritikon. Prandaj sulmohen mediat. Dhe nuk ka nisur dje. Fillimisht duke abstenuar në emisione, tutje përzgjodhi RTK-në, të cilës ia kontrollon bordin (por doli veprim i paligjshëm shkarkimi i bordit të kaluar), deri tek mbyllja që filloi me Klan Kosovën. Në një rend autoritar çështjet teknike janë çdo here edhe politike”, thuhet në komunikatë.

Në fund, PSD ka shtruar pyetje: çka iu duhen mediat?

“E po, propaganda nuk është vetëm transmetim lajmesh, ajo interpreton ato sipas versionit zyrtar. Dhe me këtë vdes pluraliteti.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img