Home Baner PSD vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit

PSD vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës.

PSD ka vendosur 205 mijë nënshkrimet e peticionit kundër Asociacionit të grumbulluar në vitin 2016-të.

Më 27 shkurt, në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të procesit të dialogut.

Kurti tha se Kosova qenë e gatshme ta nënshkruajë, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme.

Takimi i radhës pritet të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociaconi i Komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionimin e shtetit të Kosovës.

Lajçak tha se në tavolinën e tij i ka 16 modele evropiane.

Exit mobile version