Partia SocialDemokrate ka njoftuar se të shtunën do të mbajë një protestë kundër pajtueshmërisë së arritur mbrëmë në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan Insajderi.
Kjo protestë është paralajmëruar të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 14:00.
“Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”, thuhet tutje në njoftimin e PSD’së.