Partia Socialdemokrate ka protestuar përpara objektit të Ministrisë së Drejtësisë.
Aktivitstët e kësaj partie kanë protestuar nën moton “Një grusht qershi për Kryeministrin!”.
Ata kanë vendosur qershi përpara hyrjes së objektit.
“Përmes kësaj periudhe e morëm vesh që Qeveria e Kosovës e ka pranuar planin gjermano-francez. Në të njëjtën kohë, mbrëmë Kryeministri i Kosovës, përmes bartësit të tij na njoftoi se ka hequr dorë nga gjithë këto manovra… Në marrëveshjen e mbrëmshme Kryeministri e ka pranuar edhe asociacionin” ka thënë i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai ka thënë se qershitë janë vendosur duke u bazuar në fabulën e famshme me qershi.