3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

PSD organizon protestë kundër vizitës së Trendafilovës, kërkon të bashkohen edhe veteranët

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka mbajtur konferencë në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Molliqaj ka bërë të ditur se me datën 21 shtator në ora 10:00 kur edhe ajo do të jetë për vizitën në Gjilan do të organizojnë protestë.

Ai ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe veteranët e luftës.

Madje ai tha se protesta do të jetë masive në mënyrë që t’i tregojnë siç tha asaj se qytetarët nuk janë dakord me veprimet e kësaj gjykate.

“E kemi theksuar se kjo gjykatë është politike. Nuk kam dëgjuar që gjykata të mbajë takime të mbyllura. Kur ushte herën e parë na ftoi për takim. Kësaj radhe kur e paralajmëroi takimin morëm përgjigje negative. Proceset në këtë gjykatë janë duke shkuar në mënyrë negative”.

“Ne kemi pasur dy grupe nga Kosova Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj kërkesa nga ajo prokurori ka qenë 20 vjet dhe janë liruar. Tashmë kemi kërkesë për krerët 35 vjet burgim. Në kohën kur të gjitha dëshmitë janë të mbledhura përmes prokuroria për krime luftë jo rastësisht kemi kryeministër edhe presidente që nuk po vepron. E vetmja rrugë është të kundërshtohet përmes protestave”.

“Me datën 21 në ora 10:00 që ku do të mbahet ky takim do të kemi protestë dhe i ftojmë edhe veteranët. Protesta duhet të jetë sa më masive dhe për t’i treguar zonjës në fjalë që qytetarët që e duan këtë vend nuk janë dakord me këto zhvillime”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img