Site icon PrishtinaPress

PSD kundërpërgjigjet me “Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes”

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar një tjetër video nga ajo që publikoi një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje ku kritikonte ish-liderët e Kosovës.

“Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes” mban titullin përmbledhja të cilën e ka postuar Krasniqi në rrjetet sociale e cila sipas PSD-së shpërfaqë ndryshimet e Kurtit nga opozita në pushtet, njofton Klankosova.tv.

“Për vetëm dy vite qeverisje Kosova e filloi lulëzimin. Ju hypëm gjipave, i lamë pas banesat e vogla dhe dolëm në shtëpi më të mëdha e më luksoze, e kështu filluam punën”, nis videoja që kritikon liderët aktualë shtetërorë.

Tutje, videoja ka përmbledhje për të gjithë familjarët e pushtetarëve që thuhet se u punësuan në institucionet shtetërore teksa Kurti me bashkëpuntorë akuzonte pozitën për nepotizëm.

“E rregulluam furnizimin me energji duke ia dhënë KEDS-it 145 milionë euro dhe pas 20 vitesh më në fund Kosovës ia kthyem reduktimet e rrymës. 20 vite iu pagua rryma veriut e na vetëm për 1 vit e gjysmë qeverisje e rritëm këtë buxhet. 40 milionë i paguajtëm pa asnjë hezitim”.

“20 vite u mboll nepotizmi në Kosovë kurse ne veç për 2 vjet qeverisje arritëm me e ç’kap shtetin dhe me e kap për vete. Balldësken e vëllait të kryeministrit Kurti e quam në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tezaken e Vjosa Osmanit në Ministrinë e Pushtetit Lokal, motrën e Xhelal Sveçlës në Ministrinë e Bujqësisë, motrën  Liburn Aliut tek Këshilli i Odës së Farmacistëve”, thuhet mes tjerash në video.

Më poshtë e gjeni videon e plotë:

https://www.prishtinapress.net/wp-content/uploads/2022/10/310629564_177095391539746_3030367334270883440_n.mp4

Lëvizja Vetëvendosje shkaktoi shumë zhurmë gjatë ditës së djeshme kur publikoi një video ku vlerësonte veten si i vetmi subjekt politik që nuk iu bashkua keqqeverisjes, njofton Klankosova.tv.

Në videon e publikuar, shihet fotografia e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Isa Mustafës, Behgjet Pacollit, Fatmir Limajt dhe të tjerëve.

Exit mobile version