0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

PSD-ja ua merr çelësat zyrtarëve të ZRRE-së, ja pamundëson hyrjen në zyra

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate ua kanë marrë çelësat e zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Një zyrtar i këtij institucioni, ka tentuar të futet në zyrën e tij por që e ka pasur të pamundur.

Ndërkohë, PSD po vazhdon protestën me fishkëllima duke kërkuar dorëheqjen nga kryetari i bordit dhe publikimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.

Molliqaj ka kërkuar serish nga kryetari i Bordit ta paraqesë vendimin për shtrentim të energjisë.

Ai i tha se janë duke punuar me vendime të Qeverisë Kurti për ata edhe nuk kanë përgjigje.

“Na nuk do të shkojmë ju nuk jeni duke punuar jeni duke u sjellë si kapadai në zyre në vend që të jepni përgjigje për pyetjet tona. Drejtori i KEDS-it ka ble telefon me paret e rritjes së çmimit të energjisë? A ke ble edhe ti telefon? A është i yti?”, kanë qenë pyetjet e Molliqajt drejtuar Zejnuhallut.

Ndërkaq, më pas janë fikur dritat brenda zyreve të ZRRE-së derisa anëtarët e PSD-së po fishkëllejnë dhe po presin përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img