Partia Socialdemokrate duket se sot ka mbajtur një aksion të radhës, ku e ka sulmuar me një embëlsirë në të cilën shkruan “Perhajr Zajednica”, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Kryetari i këtij subjekti, Dardan Molliqaj e ka shpërndarë videon ku Bislimi shihet duke u sulmuar me ëmbëlsirë dhe “milkshake”.
“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.” – ka shkruar ai.
Tutje, ai ka përmendur edhe protestën e së shtunës.
“Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00.” – ka thënë Molliqaj.