0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

PSD-ja ‘sulmon’ Besnik Bislimin: Tortë e milkshake për “Zajednicën”, e gëzofshin këta që e pranuan

Partia Socialdemokrate duket se sot ka mbajtur një aksion të radhës, ku e ka sulmuar me një embëlsirë në të cilën shkruan “Perhajr Zajednica”, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Kryetari i këtij subjekti, Dardan Molliqaj e ka shpërndarë videon ku Bislimi shihet duke u sulmuar me ëmbëlsirë dhe “milkshake”.

“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.” – ka shkruar ai.

Tutje, ai ka përmendur edhe protestën e së shtunës.

“Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00.” – ka thënë Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img