Partia Socialdemokrate është përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, derisa po kryente një aksion para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Aksioni i PSD-së ishte një ditë pas publikimit të plotë të përgjimeve të Mimoza Kusari – Lilës me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Në veturën zyrtare të Kusari – Lilës, PSD ka shkruar “veç 2 – 3 minuta”.
Përplasja erdhi pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë penguar aktivistët e PSD-së që ta kryejnë aksionin.