Site icon PrishtinaPress

PSD-ja “krijon” precedent në Kuvend- Konjufca i fton të përgjigjen

Gjatë ditës së sotme ka qenë e paraparë që të shqyrtohet Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.

Ky Projektligj është paraparë të shqyrtohet pasi ishte organizuar një peticion nga PSD-ja për faljen e gjobave.

Por që kjo nuk ndodhi pasi nuk kishte kush ta prezantonte para deputetëve.

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca tha se në kryesi janë pajtuar që iniciuesi të zgjedh një deputet që të flas për ta.

AI tha se deri më tani nuk kanë marrë përgjigje por që i fton PSD-në që ta bëjnë një gjë të tillë dhe ky Projektligj të vije në rend dite sërish.

Kunjufca tha se është krijuar një precedent pasi nuk ka pasur rast të tillë deri më tani në kuvend, ku iniciuesi i një Projektligji të jetë jashtë kuvendit./Prishtinapress/

Exit mobile version