Site icon PrishtinaPress

PSD e largon VV’në nga pushteti në Kamenicë, pritet koalicion me AKR’në

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati ka paralajmëruar shkarkimin e një dretoreshe nga radhët e Vetëvendosjes. Burime të Express kanë treguar se ky është hapi i parë i Kryetarit nga radhës e PSD’së për të prishur koalicionin me Vetëvendosjen. Kastrati pritet të bëjë të njëjtën veprim qysh e ka bërë Shpend Ahmeti në Prishtinë. Pritet të lidh koalicion me AKR’në e Behgjet Pacollit.

Qendron Kastrati, Kryetar i Kamenicës nga radhët e PSD’së, ka vendosur të largojë Vetëvendosjen nga pushteti në këtë komunë të vogël. Fillimisht, ka nisur një kërkesë për largimin e drejtoreshës së Arsimit nga radhët e VV’së, Ismete Thaçi.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se Qendron Kastrati po synon që përmes largimit të drejtoreshës t’i japë fund lidhjes me ish-partinë në qeverisjen e komunës.

Mirëpo, drejtoresha aktuale e Arsimit, Ismete Thaqi, ka thënë se nuk janë të vërteta pohimet se kanë pasur marrëveshje për t’u larguar nga drejtoria. Ka thënë se s’ka asgjë zyrtare as për shkarkim dhe as për prishje të koalicionit me PSD-VV.

Nuk janë të vërteta dhe isha largu.  Mbetet të shihet. Nuk është zyrtare ende”, ka thënë Thaqi, për Gazetën Express, të shtunën.

Ajo ka thënë se s’mund të flasë më gjatë lidhur me këtë temë pasi gjithcka deri më tash është vetëm fjalë.

Kjo zyrtare e Partisë së Albin Kurtit në Kamenicë ka thënë se s’ka njohuri nëse Qendron Kastrati do të prish koalicionin me me Partinë e Pacollit.

Por, Kryetari i AKR’së në Kamenicë, Fatmir Matoshi, ka konfirmuar bisedat me Kryetarin e Kamenicës për një bashkëqeverisje. Ka thënë se ende nuk kanë lidhur ndonjë marrëveshje por një gjë të tilla ka thënë se mund të ndodh ditëve në vazhdim.

“Në Kamenice kemi bisedu më herët. Nuk e kemi për ngut. Ne e kemi mbështetur në krejt vendimet e drejta prej fillimit të mandatit. Kemi fole me Qëndroni. E mbështesin për vendime të drejta. S’është e nevojshme me bo shumë shpejt koalicion”, ka thënë Matoshi, i cili mban pozitën e Ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Kamenicës ka lëshuar akuza në drejtim të VV’së se po bën shantazhe dhe në të njëjtën kohë po viktimizohet. Ka thënë se largimi i drejtoreshës do të ndodhë sot nëse vet nuk e bën një gjë të tillë.

”Nëse Partia VV ka vendosur që në kurriz të nxënësve të Kamenicës të zgjedhin viktimizimin politik për disa vota, unë nuk e pranoj këtë shantazh. Unë e kam njoftuar drejtoreshën që do të pres edhe sot dorëheqjen ashtu siç jemi marrë vesh në takim’, ka shkruar Kastrati në Fb.

Partia e Qendron Kastratit ka koalicion me AKR’në edhe në Komunën e Prishtinës. Madje, AKR ka pozitën edhe të Nënkryetarit.

Partia Social Demokrate është themeluar nga grupi i të larguarve nga Vetëvendosje. Pas një fushatë linçuese dhe akuzuese ndaj njëri-tjetrit, tash kanë nisur të shkurorëzohen edhe nëpër komunat ku kanë bashkëqeverisur. Është paralajmëruar se Vetëvendosje do të largohet edhe nga pushteti lokal në Prishtinë por po e presin fillimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e fundit zgjedhor, ku nuk ishte lejuar të numëroheshin votat, pas kërkesës së LDK’së se procesi ishte manipuluar.

Exit mobile version