Aktivistët e Partisë Socialdemokrate (PSD) kanë hyrë në ambientet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe po insistojnë se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e vendimit të fundit mbi tarifat e reja të rrymës.
Me këtë rast, kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj është konfrontuar me kryesuesin Fejzullahu, teksa i ka kërkuar nga ky i fundit që ta publikojë vendimin e ZRRE-së.
“Ky vendim vendim nuk hyn në fuqi deri sa të gjitha palët nuk informohen për përmbajtjen e tij”, ka thënë Molliqaj.
Në zyrën e ZRRE-së kanë ardhur edhe Policia e Kosovës duke iu kërkuar zyrtarëve të PSD-së ta lirojnë hapësirën.