Site icon PrishtinaPress

PS shpall kandidatin për kryetar të Bashkisë së Himarës, zgjedhjet mbahen më 4 gusht

Vangjel Tavo do të jetë kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Himarë. Vendimi është marrë mëngjesin e kësaj të hëne në mbledhjen e kryesisë së PS.

Zgjedhjet për Bashkinë Himarë do të mbahen me 4 gusht, kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi se ish-kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri, nuk mund të ushtronte këtë funksion.

Në këtë mënyrë, partitë politike do duhet të “ndezin motorët” në garën për Bashkinë Himarë.

Exit mobile version