Site icon PrishtinaPress

Provokimi i Kombëtares së Anglisë me të arritur në “Katar 2022”

Anglia është një nga kombëtaret favorite për t’i shkuar deri në fund Kupës së Botës së këtij viti.

Skuadra e Anglise ka mbërritur në Katar. “Tre Luanët” që mbërrijnë me statusin e nënkampionëve të Evropës janë  në Grupin B, së bashku me Iranin, Uellsin dhe SHBA.

Britanikët e nisin rrugëtimin e tyre në Botëror më datë 21 nëntor në ndeshjen ndaj Iranit, ndërsa kombëtarja e drejtuar nga trajneri Gareth Southgate do të akomodohet në Doha ku nga e mërkura do të nisë përgatitjen intensive në qendrën stërvitore të Al Wakrah.

Mirëpo, me të mbërritur në Katar, nuk mungojnë edhe polemikat në lidhje me britanikët që mbërritën me një aroplan të ngjyrosur në brendësi me ngjyrat e ylberit, për të treguar mbështetjen ndaj komunitetit LGBTQ+. Një sinjal i qartë sigurisht.

Vlen të theksohet se vendi organizator, Katari, është rreptësisht kundër LGBTQ+, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të lejojë të bëhet propagandë në favor të këtij komuniteti. Megjithatë, duket se te Anglia gjeti mënyrën për të bërë zhurmë dhe për të bërë që të flitet për LGBTQ+.

Vetëm pak ditë më parë, portieri i Frances, Lloris, tha se “duhen respektuar rregullat dhe ligjet e atij që të pret sigurisht, siç bëjmë edhe ne në Francë apo kudo tjetër. Nuk do të mbaj shiritin e kapitenit në mbështetje të komunitetit LGBTQ+”, ka thënë Lloris./Prishtinapress/

Exit mobile version