Darel Hamilton Junior nuk ka mundur t’i propozojë për martesë të dashurës së tij Rheanna, derisa po fluturonin me helikopter mbi Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Në momentin që ka dashur të bëjë pyetjen, “i është përzier” barku dhe ka vjellë te këmbët e saj, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, e dashura e ka kuptuar plotësisht dhe më vonë ka pranuar.
Në videon e postuar më poshtë, shihet i teksa ia japë unazën dhe ulë kokën, ndërsa ajo e mirëkupton duke ia ledhatuar shpinën.
Filmimin që e ka ndarë me familjarë dhe miq, më vonë e ka shpërndarë edhe në rrjete sociale, meqë është konsideruar si shumë komik.