Site icon PrishtinaPress

Protestuesit i kërkojnë Rakiqit të mos negociojë ai me KFOR-in, por dikush tjetër

Qytetarë serbë janë mbledhur para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Policia e Kosovës dhe paqeruajtësit e KFOR-it kanë shtuar praninë në të tria komunat. Protestuesit kërkojnë që kryetarët e rinj të komunave të mos kthehen më në objektet komunale dhe njësitë speciale të Policisë të largohen nga veriu. Lajmi është në zhvillim.

Protestuesit serbë, të mbledhur para Komunës në Zveçan, kanë kërkuar që ishkryetari i komunës, Dragisha Miloviq të negociojë me KFOR-in.

Qytetarët e mbledhur në Zveçan, siç raporton portali serb Radio Kontakt Plus Mitrovica, kërkuan nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq që t’ia lirojë vendin e negociatave me përfaqë suesit e KFOR-it ish-kryetarit Dragisha Miloviq.

Protestuesit e kanë treguar hapur pakënaqësinë e tyre me Listën Serbe.

Megjithatë, Rakiq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, janë duke negociuar me KFOR-in.

Komandanti i KFOR-it i kërkon Rakiqit t’i largojë protestuesit para komunës

Komandanti i njësitit të KFOR-it, Angelo Mikele Ristucci, që gjendet para Komunës së Zveçanit, është dakorduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, që të largohen dy autoblindat e njësitit special të Policisë.

Por, protestuesit nuk po largohen për të liruar rrugën. Negociatat janë duke vazhduar.

Rakiq ka thënë se qytetarët do të mbesin në atë vend derisa Njësiti Special i Policisë të largohet dhe kryetari i ri Izmir Zeqiri të mos lejohet të futet në objektin e Komunës së Zveçanit.

Exit mobile version