Po vazhdon protesta e qytetarëve të Gjakovës, të cilët kanë dalë kundër pelegrinëve serbë të cilët pritet të vizitojnë këtë qytet gjatë ditës së sotme, për shkak të festës së Pashkëve.
“Gjakova nuk harron, Serbia nuk kalon”, është thirrja e tyre e njëzëshme, përderisa në duar po mbajnë edhe pankarta me mbishkrime si: “Gjaku i fëmijëve shqiptarë të vrarë nga kriminelët serbë nuk falet”, “Institucione, duhet të merrni përgjegjësi për të pagjeturit”.