Punëtorët e sigurimit fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) sot po protestojnë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.
Protestën e nisën nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe vazhduan deri para Qeverisë së Kosovës, aty ku u ulën dhe po i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent.
Në pankarta që kanë mbajtur në duar shkruante: “Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj.